Burri me të cilin nuk duhet të lidhesh, sipas shenjës tënde të horoskopit

Ka njerëz të shenjave zodiakale me të cilët ke përputhshmëri më shumë se me të tjerët. Edhe pse nuk është një rregull i shkruar, ka shenja me të cilat është më e thjeshtë të dështosh apo me të cilat ndërtohet marrëdhënie që mund të rezultojë ‘toksike’.

Ja cilat janë sipas çdo shenje të horoskopit

DASHI:

Mos dilni kurrë me një Bricjap, sepse kjo shenjë ka tendencën për t’u ndjerë i kritikuar dhe i turpshëm përballë personalitetit tënd dhe aftësisë që ke për të improvizuar.

Është një ndër shenjat që ka vështirësi për të dalë nga ‘skenari’, gjë që ju e bëni më së miri.

DEMI:

Largohu nga Ujori, është një ndër shenjat më të ftohta, në kundërshtim me ty që je shumë ‘e ngrohtë’. Mund të jetë një lidhje kontradiktore.

BINJAKËT:

Nuk këshillohet të dilni me një Akrep, një ndër shenjat më joshëse, si ty.

I pëlqen të shohë se ‘çfarë do ndodhë’, por fatkeqësisht i pëlqen edhe besnikëria ekstreme dhe do të sigurohet që është i vetmi për ty.

GAFORRJA:

Shigjetari do ishte zgjedhje e keqe, pasi arrin me vështirësi arrin të prishë skemat, mer rgjithçka me lehtësi, një situatë që do krijonte probleme me Gaforren e cila kupton se jo gjithçka është një shaka në jetë.

LUANI:

Edhe pse fillimisht, duke dalë me një Peshk, mund të mbetesh e mahnitur, nuk do gjesh dot ekuilibrin tënd dhe do kesh vështirësi për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme, sepse jeni të ngjashëm dhe njihni dobësitë e njëri tjetrit.

VIRGJËRESHA:

Kur një Virgjëreshë del me një Peshore, duhet të jetë e gatshme të qetësohet, të mos i marrë gjërat shumë seriozisht, të jetë me vonesë, të mos ketë një plan, apo të fshijë planet e bëra më parë dhe nëse ka një gjë që Virgjëresha nuk mund ta bëjë dot, është të mos ketë kontrollin e gjërave.

PESHORJA:

Edhe pse ngjan me një lojë futbolli, Virgjëresha është një shenjë që e bën të çmendet një Peshore, sepse do ketë gjithnjë këshilla të mira për të, diçka për t’i thënë, një rekomandim, por nëse vazhdon gjatë kështu, do e dëshpërojë.

AKREPI:

Është ide e keqe t’i japësh një mundësi Binjakëve, sepse ka vështirësi të bëjë kompromise dhe i pëlqen të kontrollojë telefonin e partneres dhe të ndjekë çdo lëvizje të saj.

SHIGJETARI:

Kur del me Gaforren, Shigjetari duhet të përballet me një ndër shenjat më të ëmbla të zodiakut, një situatë që do e bezsidë, sepse nëse ka shenjë që ka vështirësi të shprehë çfarë ndjen, është Shigjetari, shenjë që edhe jetën e kalon me një koracë shumë të fortë.

BRICJAPI:

Kur të pëlqen një Dash, gjërat vështirësohen. Të dy doni pushtetin dhe nuk do hezitosh të nisësh një luftë për këtë. Mund të nisë një marrëdhënie që do kthehet në varësi dhe ‘helmuese’.

UJORI:

Nuk duhet të dalësh me një Dem, sepse është një ndër shenjat më energjike të zodiakut, një karakteristikë e keqe kjo, që e vë Ujorin në një pozicion aspak komood sepse ka nevojë për përkëdheli çdo minutë.

PESHQIT:

Luani është i sjellshëm, romantik dhe shumë xhentil, por në të njëjtën kohë është i ndjeshëm dhe mund të të bëjë të ndihesh shumë ‘rrëmujë’ në kokë, pa patur kontroll të situatës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here