(Detaje) Aksidenti tragjik në Librazhd, humb jetën 25-vjeçari

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Viktimë është një 25-vjeçar me iniciale G.P., bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale, ndërsa i plagosuri është me iniciale E.P.

Aksidenti
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ora shënonte rreth 20:30, kur në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Mirakë, është përplasur autobusi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj”, me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i makinës “Hondaj”, G.P., 25 vjeç, banues në Librazhd dhe pasagjeri E.P.. Të dy janë dërguar për në spital, por, G.P. 25 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ka humbur jetën, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, sipas burimeve policore.

Nga pasagjerët e autobusit, nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here