9 viktima në 13 vite, historia e fisit Çapja

FNSH dhe Policia po kryejnë kontrolle në banesat e disa personave që i përkasin fisit Çapja në Elbasan, ku për momentin bëhet me dije se janë arrestuar 3 persona.

Por kush është fisi Çapja?

Që prej vitit 2005 e deri më sot ka një historik ngjarjesh që lidhen me fisin Çapja. Konflikti është mes fisit Çapja dhe Mema, që ka nisur 13 vite më parë dhe ka shënuar 9 viktima.

Për këto krime, Prokuroria e policia, nuk kane arritur te gjejnë provat e mjaftueshëm për t’i mbajtur ne burg personat e dyshuar si autor, ndaj edhe përplasja vazhdon ende edhe sot duke terrorizuar Elbasanin dhe jo vetëm.

Vrasjet kanë nisur në 2005 me ekzekutimin e Sokol Çapja.

Ky i fundit u vra në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapes, pronari i hotel Universit në Elbasan. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq në spital.

Vrasja e radhës ndodhi në qershor të 2006-ës, kur u vra shtetasi Dritan Sheme, personi që u përplas me Sokol Çapja në 2005-ën. Edhe sot e kësaj dite policia nuk ka gjetur autorët e krimit.

Më pas po në këtë vit, mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës.

Në vitin 2009, mbeti i vrarë ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda. Për këtë krim ishin dyshuar dhe u ndaluan, Armand Llaka e Marjus Tafa e Arben Jaçe.

Në 2012 në shtëpi u vra Gentian Beiqiri, bashkë me babain e tij Nazim Beqiri, i cili ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen.

Në mars të 2015-ës, u vra në Torino të Italisë, Fadil Mema. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij Eltoni iu pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij.

Rasti i parafundit ishte ai i shkurtit të vitit 2016, kur Artan Çapja u vra bashkë me dy të tjerë, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakoli.

Teksa në dhjetor të 2017 është bërë atentati i fundit ndaj tyre, sot policia ka kryer disa arrestime nga ky fis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here