Vidhnin apartamentet me njerëzit brenda, në pranga 2 shqiptarët e paskrupullt

Vodhën në apartamentet e tre provincave italiane, ndaj përfunduan në pranga dy shqiptarë, njoftuan mediat italiane sot.

Karabinierët e Padovës përfunduan një hetim që çoi në identifikimin e dy shqiptarëve si përgjegjësit e një sërë vjedhjesh që kanë ndodhur në apartamente në provincat e Padovës, Viçencës dhe Trevisos.

Keqbërësit në javët e fundit ishin protagonistë të disa episodeve dhe kanë vepruar në mënyrë të paskrupullt në prani të viktimave brenda në shtëpi.

Policët e rajonit të Çitadelës të koordinuar nga prokurori i provincës së Padovës, Benedetto Roberti, kanë identifikuar subjektet dhe kryeen operacionin për arrestimin pasi kuptuan skemën se si vepronin dy grabitësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here