Veliaj në festë, banorët protestë, eksperti ligjor: Ja si po vidhemi me ligj

Protesta e banorëve të “Astirit” ka vijuar në ditën e 13 të tyre, ndërkohë për ironi të fatit, kryebashkiaku Veliaj i pashqetësuar nga ky fakt, ka mbledhur disa fëmijë në sheshin dhe po bën ndezjen e dritave të festave të fundvitit.

Protestuesit janë mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike, konkretisht Flamur Noka dhe Dashamir Shehi. Ky i fundit u shpreh se qytetarët janë në të drejtën e tyre, ndërsa u bëri thirrje që të rezistojnë në këtë kauzë.

Më tej kanë folur edhe qytetarët, ndër të cilët ka folur edhe eksperti ligjor, Artan Manushaqe, i sili shprehet se ka një sërë problematikash të konstatuara edhe nga të huajt. Sipas tij, ka shkelje në mënyrën dhe çmimin e kompensimit të pronarëve.

Sipas tij, “Në vitin 2014, është bërë ligji për informimin publik, për të informuar qytetarët, për t’i bërë pjesë e projekteve strategjike. Por askush nuk është konsultuar me banorët.

Në 2015, qeveria ka bërë një VKM, në të cilën thuhet se për çështjet e interesit publik, ka futur esdhe investimet strategjike. PRa nëse dikush do të bëjë një qëndër tregtare, apo një rrugë, shteti bëhet me privatin për të hedhur në rrugë qytetarin. Ligji është bërë për të përkrahur oligarkët. Kur të vijë për të prishur ndërtesat, që të mos dëmshpërblehen qytetarët.”

Kujtojmë se kjo protestë vijon në ditën e 13, por ashtu siç edhe dje, edhe sot protestuesit janë injoruar nga Veliaj, i cili ka vijuar programin e tij pa u shqetësuar asapk, dhe duke i shpërfillur plotësisht protestuesit dhe kërkesat e tyre. Ai është shprehur se për banorët do të ketë vetëm një bonus qiraje për 3 vjet.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *