Sulmoi modelen me acid, dënohet 15 vjet burg

Një burrë i cili shpërfytyroi ish-finalisten në Miss Italia duke i hedhur acid në fytyrë, është dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Bolonja.

Ish i dashuri i Gessica Notaro-s, Edson Tavares, është dënuar edhe për kërcënim ndaj saj.

Që nga koha e sulmit, 29 vjeçarja Notaro ka folur për dhunën ndaj grave.

Ajo është bërë një figurë e famshme mediatike, duke u shfaqur edhe në një shfaqje kombëtare vallëzimi.

Çfarë ndodhi me Gessica Notaro?

Disa muaj pas ndarjes nga Tavares, modelja nga qyteti bregdetar i Riminit, u ankua në polici duke thënë se ishte sulmuar dhe një urdhër mbrojtjeje doli kundër ish të dashurit të saj.

Në 10 janar të 2017-s modelja aspirante u sulmua me acid dhe ishte e frikësuar për vdekje. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve për të ‘rindërtuar’ fytyrën e saj dhe tani mban gjithnjë një fasho mbi syrin e saj të majtë, i cili është dëmtuar përgjithmonë.

Për muaj ajo nuk kishte mundësi t’i rikthehej profesionit të saj si trajnere delfinësh dhe luanësh deti.

Por, kur ajo postoi imazhe të fashos në mediat sociale, bëri që e gjithë vëmendja e publikut të shkonte tek dhuna ndaj grave në Itali.

Ajo u sfaq në televizionet kombëtare, ku denoncoi ish-të dashurin.

“Unë dua që të shihni se çfarë më ka bërë. Kjo nuk është dashuri”, tha aho.

“Ndërkohë që acidi ‘hante’ fytyrën time, unë isha ulur në gjunjë duke iu lutur Zotit të më merrte bukurinë por të paktën të më linte shikimin.”

Tani, e famshme për italianët, me ‘distinktivin’ e saj të ndritshëm që i mbulon syrin, Gessica Notaro është kthyer në një simbol publik të luftës kundër dhunës ndaj grave.

Më herët këtë vit ajo ishte pjesmarrëse në spektaklin televiziv vendas “Dancing with the Stars” dhe u shfaq në një spektakël fundjavën e shkuar, shkrua BBC.

“Nuk jam aq e fortë sa dukem”, tha ajo të Dielën.

“Jam një ankthioze e çmendur, por kur diçka serioze ju ndodh duhet të vendosësh nëse do të vdesësh apo të jetosh dhe unë zgjedh të jetoj”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *