Herë pas here, trendet e modës apo stile të ndryshme veshjeje rikthehen nga shumë vite më parë.
Dhe sigurisht janë dhe influencueset si modelet apo këngëtaret të cilat i sjellin akoma dhe më shumë në vëmendje.
Mund të themi pa frikë se bereta franceze ka qenë një ndër aksesorët më trendi të këtij viti dhe dyshojmë që ka ndonjë vajzë që nuk ka rënë “pre” e këtij trendi.
E ndërkohë që shumë vajza nëpër qytet mund t’i shohësh me këtë aksesor pa u vënë re, kur vajzat e showbizz-it vendosin të njëjtin aksesor, nuk mund të mbetet pa u komentuar.
Kanë qenë tre prej vajzave më të dashura të showbizz-it shqiptar. Rita Ora, Oriola Marashi dhe Tayna të cilat me beretën franceze dhe me flokët e gjatë bjondë, lehtësisht mund të ngatërrohen për motra.
Ishte Oriola të cilën e pamë të parën me ndryshimin drastik të look-ut, duke u kthyer nga brune në bjonde.
Më pas Tayna, u kthye në “Mother of Dragons” nga seriali i njohur Game of Thrones.