Pyetet për dekretimin e Sandër Lleshit, presidenti Meta reklamon emisionet televizive

Presidenti Ilir Meta është pyetur sërish nga gazetarët në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, pasi është propozuar për herë të dytë nga Kryeministri Edi Rama dhe sot është dita e fundit.

Meta në vend që të japë një përgjigje në lidhje me pyetjet nëse do ta dekretojë apo jo ai vendos që ti bëjë reklamë emisionit të Arjan Çanit duke u shprehur se ka një komunikim me të në darkë.

‘Kemi kohë deri në darkë, kur të komunikoj me gazetarin Arjan Çani. Tani po shkoj në zyrë’, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here