Plagosi me thikë 34-vjeçarin pas konfliktit, arrestohet autori në Vlorë

Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë, në fshatin Fitore pranë Novoselës.

Njoftimi për ngjarjen nuk është dhënë dje nga ana e policisë së Vlorës, e megjithatë sot blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se është arrestuar autori i plagosjes.

Ai është 20-vjeçari Marius Pajo,  ndërsa ngjarja mendohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit. I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Njoftimi i dhënë sot për ngjarjen:

Policia kap autorin e  plagosjes së mbrëmshme.

Arrestohet shtetasi Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here