Ilir Meta nuk surprizon dhe përballë presionit të Edi Ramës, ai ka kapitulluar, duke dekretuar mbrëmjen e sotme emërimin e Sandër Lleshajt ministër të Brendshëm. Lajmi konfirmohet nga Presidenca, të cilët saktësojnë se kreu i shtetit ka hedhur firmën mbi propozimin e Edi Ramës.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjenal. Kërkesa për lirimin e Lleshit, ka ardhur vetë nga ky i fundit, i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që ti hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.
16 Nëntor 2018 Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10957
Tiranë, më 16.11.2018.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META