I vetmi shqiptar që luan në Serbi, shokët i ngjyrosin tortën kuqezi

Faton Xhemaili është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në kampionatin serb të futbollit. Një rast unik që nuk mund të lihej pa vëmendjen e mediave.

Së fundmi, 20-vjeçari është grumbulluar nga Alban Bushi me kombëtaren Shpresa dhe ka veshur fanellën kuqezi.

Lojtari i cili luan me ekipin e FK Radnik, ka festuar ditën e djeshme edhe ditëlindjen teksa ka qenë i grumbulluar me ekipin.

Shokët e skuadrës i kishin bërë edhe dhuratën speciale.

Një tortë e madhe, e ngjyrosur me ngjyrat kuqezi dhe me shqiponjën në mes, ishte e vendosur përpara tij. Nuk është çudi që mediat serbe ta marrin si një “provokacija” atë tortë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here