I ftohti nis zyrtarisht sot, si do të jetë moti në ditët në vijim

E premtja ishte dita më e ftohtë e javës dhe pikërisht dita e sotme u karakterizua nga rënia e temperaturave, ku u zbardh nga dëbora dhe Dardha.

Sipas Meteoalb, fundjava por edhe java që vjen do të nisë me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore. Përsa i përket temperaturave, ato do të vijojnë të jenë të ulëta.

Fundjava paraqitet e paqëndrueshme, ku vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje dëbore në zonat malore dhe shira të dobët në pjesën tjetër, kryesisht në jug të vendit.

Po ashtu, java tjetër do të nisë me reshje shiu e dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulëta deri nga e mërkura tjetër kur pritet rritje graduale e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here