Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka reguar lidhur me informacionin që Nikola Gruevski se ka hyrë në këtë vend apo jo.
“Lidhur me akuzat e publikuara në media, si dhe interesin e tyre në këtë çështje, që kanë të bëjnë me atë që nëse ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski hyri në Mal të Zi më 11 nëntor 2018, e vërteta është kështu. Nikola u largua nga Mali i Zi ditën që hyri në vendin tonë. Kemi respektuar plotësisht procedurat ligjore,” thuhej në deklaratë.
“Më parë policia shqiptare tha se kryeministri Nikola Gruevski u nis nga Mali i Zi në rrugën drejt Budapestit nëpërmjet kufirit shqiptar. Policia shqiptare thotë se Gruevski e ka kaluar kufirin përmes kalimit Hani Hotit-Murriqan, në kufirin shqiptaro-malazez, me një automjet në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë,” shkruan media malazeze “Tocka”