Një ditë para ndeshjes me Skocinë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci e ka të qartë formacionin bazë që pritet të hedhë në fushë.
Në mungesë të Hysajt dhe Bashës, tekniku italian ka projektuar disa nga titullarët që do të hidhen në fushë nga minuta e parë.
Strakosha, Kaçe, Xhaka, Lilaj, Memushaj, Uzuni, Gavazaj dhe Balaj janë 8 lojtarët që Panucci nuk ka dilema për aktivizimin në këtë ndeshje kaq delikate.
Pa dyshim reparti i mbrojtjes pritet të ketë më shumë dilema pasi dy ditët e para Mavraj nuk kishte asnjë test me titullarët e mundshëm, ndërsa dje është vënë re e kundërta: kapiteni rifiton pozitat në 11-she.
Edhe gjatë ditës së sotme Panucci do të vijojë me testet e lojtarëve dhe modulin e lojës që pritet të përdorë.
Së fundmi është “Panorama Sport” e cila ka publikuar dy variantet e mundshme që ka në kokë Panucci: