Digjen dy automjete në Laç, njëra e drejtoreshës së Arsimit

Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Laç. Burimet bëjnë me dije se djegia ka ardhur nga shkëndija elektrike e njërës nga makinat, e cila ka bërë që të marrë flakë edhe tjetra.

Mësohet se njëra nga automjetet i përket Drejtoreshës së Arsimit në Laç.

Komisariati i Policisë Kurbin:

Më datë 16. 11. 2018, ne lagjen nr. 4 Laç, në parkim, ka rënë zjarr ku janë djegur 2 mjete ne pronësi te shtetasit V. C. banues Laç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

©

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here