Jo pak surprizuese tërheqja e papritur e Ilir Metës pas dy jave rezistencë kundër dekretimi të Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.
Kujtojmë që presidenti jo më larg se një javë më parë e pati konsiderohet si problematikë themelore kushtetuese propozimin e Edi Ramës për të emëruar një ushtarak aktiv në kabinetin qeveritar. Statusi i ushtarakut parashikon qartë që ai nuk mund të ushtrojë funksione politike, partiake apo dhe të zgjidhet ministër, pa dhënë më parë dorëheqjen nga uniforma. Shkelja nis që në momentin e parë kur Rama i çoi Metës një Gjeneral për ta bërë ministër.
Papritmas, Meta çdekreton Sandër Lleshajn si Gjeneral dhe brenda pak orësh dekreton emërimin e tij si ministër i Brendshëm. Jo vetëm Rama, por edhe Meta ka konsumuar shkelje Kushtetuese në këtë rast, pasi figura e Sandër Lleshajt duhej konsideruar e “djegur” që në rastin e parë, kur Rama i çoi në tryezë një njeri me uniformë, për a bërë pjesë të qeverisë, gjë e cila ndalohet me Kushtetutë.
Megjithatë, pikëpyetjet që mbeten janë si ia doli Rama ta fusë në “xhep” Metën duke e bërë këtë të fundit që të firmosë me “qetësi dhe dashuri” sipas tekave të kryeministrit, duke çuar në krye të një dikasteri tejet të rëndësishëm për rendin, sigurinë publike dhe funksionimin e shtetit në tërësi një njeri që del nga paradhoma e Ramës.