Aksidenti në Qafë Thanë/ Vjen njoftimi i policisë, detajet për nxënësit e plagosur

Policia e Librazhdit ka dhënë detaje pas aksidentit të ndodhur gjatë pasdites së sotme në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Përrenjasit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here