Çoi gruan në pyll dhe i preu duart, dënohet bashkëshorti mizor. Çfarë tha në gjyq

Lexo edhe:

Një burrë rus u dënua me 14 vite burg, pasi i kishte prerë gruas së tij, duart me sëpatë.

Një gjykatë në rajonin e Moskës dënoi 27 vjeçarin Dmitry Graçyov më 15 nëntor pasi e gjeti atë fajtor për shkaktim të paramenduar të lëndimeve të rënda, rrëmbimit dhe akuzave të tjera.

Gjykata gjithashtu e urdhëroi atë që t’i paguante ish-gruas së tij një shumë të barabartë me 30,000 dollarë kompensim për dëmet morale.

Hetuesit thanë se në dhjetor 2017, Graçyov mori gruan e tij, Margarita, në një pyll afër Serpukhovit, një qytet i vendosur rreth 80 kilometra në jug të Moskës dhe i lidhi duart.

Më pas, ai urdhëroi që ajo të rrëfej për tradhtinë, duke e goditur 10 herë me sëpatë.

Një muaj para incidentit, Grachyov solli gruan e tij në një pyll dhe kërcënoi ta vriste.

Pastaj gruaja ngriti një padi kundër oficerit të policisë lokale, i cili refuzoi të hapte një hetim mbi ankesën e saj. Çifti zyrtarisht u divorcua në shtator.

Në dëshminë e tij përfundimtare në gjyq, Graçov tha se i vjen keq dhe e konsideroi “gabim shumë të madh” dhe i kërkoi falje ish-gruas dhe dy fëmijëve të tij.

Një ekzaminim psikiatrik zbuloi se i pandehuri kishte një çrregullim personaliteti, por se ishte i vetëdijshëm kur e kreu krimin.

Të dy, Grachyov dhe ish-gruaja e tij u thanë gazetarëve se do të apelojnë dënimin.

 

 

Lajme të lidhura

Para