Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë.
Ky ka qenë ekzekutimi që është parë nga dhjetëra qytetarë në mes të qytetit të Shkodrës.
Viktima është Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut.
Po kështu është plagosur dhe miku i tij Fatmir Mehaj.
Policia ka gjetur një motor të djegur, i cili mendohet të jetëq përdorur nga dy atentatorët.