VIDEO/ Lirohet protestuesi i ‘Unazës’, më morën 40 policë, nëna e të riut humb ndjenjat….

Mëngjesin e sotëm policia ka shoqëruar një 30 vjeçar, banor i zonës së Astirit, banesat dhe bizneset e të cilëve janë parashikuar të prishen pasi aty do të kalojë projekti i unazës së madhe.

Shkak është pjesëmarrja në protestën e mbrëmjes së të martës me 13 nëntor ku në rrugë u dogjën goma dhe flamuri i Rilindjes.

“Më shoqëruan me frocë me pranga. 40 punonjës policie erdhën dhe më morën” tha Dorjan Protetuari pas lirimit të tij nga ambientet e komisariatit nr 6, rreth orës 11.

Momenti i shoqërimit duhet të ketë qenë i rëndë për familjarët pasi një video e mbërritur nga banorët në Ora Neës, tregohet se nënës së 30 vjeçarit i ka rënë të fikët dhe është shoqëruar në spital.

Banorët shprehen të vendosur për të vijuar kauzën e tyre dhe paralajmërojnë që protestën do ta vijojnë në orën 17:00

“I bëj thirrje Ramës tërhiqu se nuk ndalemi” tha Dorjani në një prononcim për median jashtë ambienteve të komisariatit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here