Suso i Milanit i shkel “syrin” Realit: Krenar kur të kërkojnë ata

Paraqitjet fantastike në radhët e Milanit kanë rritur interesin e klubeve të mëdha të Evropës për Suson. Sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit është skuadra më e interesuar. Diçka që ka kënaqur jo pak Susos, i cili është shprehur se ndihet i lumtur dhe i rëndësishëm te kuqezinjtë, por do i pëlqente të luante në Spanjë.

“Ndihem i rëndësishëm te Milani, jam i lumtur dhe kam marrëdhënie me trajnerin. Gattuzo është sikur të ishte lojtar, nuk e ka humbur intensitetin. Ndërsa pas stërvitjes është person i hareshëm që mund ta takosh. Ai është njeriu i duhur, ai është perfekt për Milanin”.

Real Madridi?Kultura italiane është shumë e njëjtë me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë në Milano, por natyrisht është gjithmonë mirë të luash në shtëpi. Kur klubet më të mëdha në botë të ndjekin, t’i mundesh vetëm të jesh krenar. Do të thotë se po i bën gjërat mirë. Të luash për një nga klubet më të mëdha në botë të bën të ndihesh i lumtur”, ka shtuar Suso.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *