Ish-kryeministri sali Berisha ka bërë homazhe sot në Tiranë, para eshtrave të patriotit shqiptar Mithat Frashëri, të cilat u kthyen më në fund në atdhe.
Në fjalën e tij për mediat, Berisha e vlerësoi maksimalisht, figurën e Mid’hat Frashërit:
‘Mid’hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrentë. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shplajjes së pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të ismail Qemalit, një studiu dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i ballit Kombëtar.
Pas lufte, i përzgjedhur nga angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çlriruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitelirt shqiptar Enver Hoxhës, vasakl të Jozif Broz Titos. Atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në nju jork duke ëprdorur falangat e tij terroriste.
Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Midhat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën.’