E dinim single, Einxhel Shkira kapet mat me mashkullin misterioz

Einxhel Shkira është një prej personazheve më të njohur të ekranit, e cila shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri në bashkëpunim me Anna Likën.

Shumë e ndjekur në profilin e saj në Instagram, ajo komentohet shumë për pozat seksi e provokuese me të cilat ja heq trurin meshkujve. Megjithëse e dinim single, moderatorja është kapur mat me një mashkull, gjë të cilën ja kanë treguar ndjekësit e saj në Instastory.

“Të kam parë para 2 ditësh të shoqëruar. U zhgënjeva shumë sepse gjithmonë ke thënë jam single. Nëse je aq e sinqertë me ndjekësit sa pretendon ti, pse se pranon atëherë që je e lidhur?- i shkruan ndjekësit të cilit ajo ja ktheu:

“Si fillim s’e kuptoj pse të zhgënjen kjo gjë. A thua se të kam premtuar që s’do të ndodhë kurrë? Ti ai/ajo kushdo qofsh, mos kujto se më vë në sedër sepse të mos jesh e sinqertë do të thotë të gënjesh dhe ka shumë ndryshim nga të qenurit diskrete për jetën private. S’mundem, s’dua dhe s’kam pse raportoj deri në detaje ndjekësave të mi. Ma bëj hallall.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here