Një deputete meksikane shpërtheu në lot dhe ulërima gjatë një seance parlamentare, pasi mori një telefonatë ku e informuan se i kishin vrarë vajzën.
Carmen Medel Palma mësoi se vajza e saj, Valeria Cruz Medel, 22 vjeç, ishte qëlluar nëntë herë teksa po bënte palestër. 59-vjeçarja nuk e mban fare veten, teksa kolegët tentojnë ta ngushëllojnë.
Seanca e parlamentit u shty. Mësohet se studentja e mjekësisë ishte vrarë gabimisht, pasi e kishin ngatërruar me të dashurën e një mafiozi.
Dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Vala e vrasjeve në Meksikë ka shkaktuar deri më tani 21.283 viktima, rreth 20 përqind më shumë se një vit më parë.