Një vajzë e cila kishte dyshime mbi besnikërinë e të dashurit të saj, punësoi një modele Instagrami për të flirtuar me partnerin e saj, por rezultati ishte tronditës.
Videoja e postuar në rrjet, tregon momentin kur ajo ulet bashkë me shokun e ngushtë Tyrrell dhe ekipin e emisionit “To Catch a Cheater” që ka organizuar kurthin, për të kapur një “tradhtar” për të parë se çfarë do të bënte ai.
Ata punësuan modelen mahnitëse të Instagram-it Sophia Katarina, për tu zhveshur në bikini dhe të përpiqej të flirtojnë me burrin.
Ky i fundit, bie në grep dhe i përgjigjet flirtimit. Në një moment modelja e pyet: A ke një të dashur? Ai i përgjigjet me “jo”.
Kaq mjafton që e dashura, e cila po shikonte skenën që filmohej “live”, të shpërthejë në lot.
Miku i saj u përpoq ta ngushëllojë, por tanimë ajo mësoi të vërtetën e hidhur për dyshimin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=aP1N-KsAYUQ&t=27s