Një 83-vjeçar është përplasur për vdekje gjatë ditës së sotme në Cërrik. Ngjarja ka nodhur në fshatin Klos, Cërrik , ku shtetsi V. Sh., 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtur mjetin tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin R.Xh., 83 vjeç , banues në fshatin Klos.
Si pasojë e aksidentit shtetasi R.Xh., ka ndëruar jetë në vendgjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.