VIDEO/ “Saimir trafikanti”, loja që ka pushtuar smartfonat e të rinjve shqiptarë

Ish- kryeministri Sali Berisha vijon të “ngacmojë” ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot ai ka postuar një video ku shkruan se nëpër smartfona shqiptarët po luajnë një lojë që quhet “Saimir Trafikanti”.


POSTIMI I BERISHES:

“Saimir trafikanti” eshte loja qe ka pushtuar smartfonat e te rnjve shqiptare!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendejte

“Saimir trafikanti” quhet loja më e re, e programuar nga disa të rinj shqiptarë. Të indinjuar nga performanca e Tahirit, kur ishte në krye te ministrisë, ata kanë dashur që bëmat e tij t’i prezantojne edhe në një dimension tjetër. Personazhi kryesor i lojës është Saimiri që përpiqet të kalojë detin me një varkë të mbushur me hashash. Ajo që bie në sy janë prangat, dhe qëllimi është prangosja e Tahirit. Kjo lojë ka arritur që simbolikisht të shprehë mbështejten e pakursyer që Tahiri u ka dhënë trafikantëve për mbjelljen e të gjithë Shqipërisë me hashash, si dhe për trafikimin në anën tjetër të detit. Nën zë thuhet se programuesit janë mbështur edhe nga rivali i Tahirit në PS, Erion Veliaj, i njohur për përdorimimin e shumë mënyrave për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të shkatërruar atë të rivalit politk. Por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lojë ka “ngjitur” dhe është shkarkuar me mijra e mijra here herë në smartfonët e të rinjve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *