Kjoskaxhiu Erion Veliaj përballë inatit të Ramës

Nga Boldnews.al

Kryebashkiaku i Tiranë ditë më parë për stafin e tij pati vetëm një porosi: “Propogandoni edhe më shumë punën e bashkisë, kandidimin e kam të sigurt”. Teksa po e jepte edhe më shumë gaz makinës propagandistike që nuk ka ndalur asnjë ditë që nga minuti që Veliaj shkeli në Bashkinë e Tiranës, lajmet nuk janë aq të mira nga ai që e pompoi Veliajn në atë post.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mllef kundrejt Veliajt, pikërisht për lëvizjet mes një pakti të fshehur Xhafaj-Veliaj-Meta. Në një të ardhme të afërt kur Erin Veliaj të siguronte mandatin e dytë si kryebashkiak, do synohej të merrej Partia Socialiste nga Veliaj dhe këtë do e bënte me ndihmën e ofruar “falas” nga Ilir Meta dhe nga brenda partisë së tij me Fatmir Xhafajn.

Edhe pse i larguar nga posti ministror, Xhafaj ka hesape politike për të larë me kryeministrin Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për ikjen nga i Ministrit të Brendshëm. Rama nuk po rri krejtësisht në pritje, ndaj po synon të brejë gradualisht atë më të dobëtin nga këta të tre, që i duket vetja i superfuqishëm dhe ky është Lali Eri.

Po mendohet moskandidimi i tij në Bashkinë e Tiranë, por për shkak të propagandës së madhe mediatike që ka krijuar Lali Eri në katër vite bombardim piaristësh, sondazhet brenda së majtës e nxjerrin si të përzgjedhur. Lali nuk mban vetëm “bishtin e lopatës” në duar, pasi në mandatin e parë si kryebashkiak i kryeqytetit ka arritur të krijojë edhe ai oligarkët e tij të preferuar që po marrin çdo punë në Tiranë.

Janë pesë kompani që fusin në xhep shuma marramendase për çdo projekt relativisht të madh në Tiranë. Gjithashtu për të bërë për vete televizonet, veçarisht ata kombetare, Lali Eri po u shpërndan kjoska si të ishin “brushura picash”. Në çdo cep të kryeqytetit vendi është zaptuar nga kioska të cilat në dukje të vogla sigurojnë xhiro të mëdha ditore dhe përllogariten miliona euro brenda një viti.

Nuk është rastësi që Top Channel është kthyer në “dritaren” e Erion Veliajt, jo vetëm me kronika të shumta në favor të tij, por emisione enkas, dokumentarë dhe çdo formë tjetër propagandistike. Në këtë pikë, përsa i përket propagandës, Rama e ka Lali Erin rivalin e vetëm. Ajo që kreu i qeverisë po mendon seriozisht në një situatë të tillë është si ta eleminojë politikisht, para se “pjella e tij” politike t’ia hajë kokën. Kështu veproi Rama me Fatos Nanon, ku ishte ky i fundit që e mori nga Franca teksa ndodhej si një emigrant me penel në duar, për ta bërë fillimisht ministër e më pas kryetar Bashkie në Tiranë.

Gjithçka ndodhi më pas ishte që Rama jo vetëm i mori partinë Nanos, por në pak muaj arriti ta fundosë përfundimisht nga skena politike. Pikërisht kësaj i druhet kryeministri dhe Lali Eri me ndihmën e të tjerëve, konkretisht dyshes Meta-Xhafaj mund ta rrëzojë, ndonëse ngjan paradoksale pasi edhe Lali Eri ishte një “krijim mediatik” i sponsorizuar nga Rama.

Nëse Rama merr përsipër të mos kandidojë Veliaj në një mandat të dytë, atëherë do i duhet që të jetë i sigurt që kandidati i ri i propozuar prej tij të arrijë të fitojë kryeqytetin. Kryeministrit mund t’i nevojitet të thërrasë në ndihmë ustallarët e vjetër të partisë në Tiranë, pikërisht  Saimir Tahirin. Ai ka ende dorë në strukturat organizative të partisë në Tiranë dhe qoftë edhe pa u shfaqur asnjë moment publikisht, ndihma e tij është mëse e nevojshme dhe kur bëhet fjalë për të shembur Lali Erin, vetë Tahiri ofrohet “falas”…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here