Fakte të ‘çmendura’ rreth ndeshjes së shekullit, Boca Juniors – River Plate

Sonte në orën 21:00 do të luhet finalja e parë midis dy skuadrave argjentinase Boca Juniors-River Plate në kupën Libertadores.

Është hera e parë që dy këto dy ekipe përballen në finalen e ‘Copa Libertadores’.

Kjo ndeshje do të transmetohet në mbi 100 vende të botës, ndërsa mbi 100 gazetarë do të jenë prezent për të parë ndeshjen e shekullit.

Bileta më e shtrenjtë ka shkuar deri në 35000 euro. Kërkesat për të marrë një biletë ishin aq të mëdha sa që e detyruan presidentin e River Plate të vendoste në foto të profilit në WhatsApp një fotografi me mbishkrimin “NUK KAM BILETA”.

Formati i finales “Copa Libertadores” është me dy ndeshje. Fillimisht vendas do të jetë Boca Juniors, kurse në ndeshjen e dytë River Plate do të jetë vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *