E rëndë në Durrës! Një grua vdes pas rënies nga kati i katërt

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se një e moshuar ka gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme, pasi ka rënë aksidentalisht nga banesa ku jetonte.

Sipas burimeve policore, mësohet se e moshuara ka rënë nga kati i katërt i banesës. Mësohet se e moshuara me inicialet Sh.K., ishte 90-vjeçe.

Nga veprimet e kryera rezultoi se 90-vjeçarja, vuante nga diabeti dhe skleroza.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *