Banorët e minoritetit grek në fshatin Bularat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë shqiptare, që shpalli ‘non grata’ 52 ekstremistë të cilën shpalosën pankarta dhe bënë thirrje antishqiptare gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit të Kacifas.
Vendimi nuk është pritur aspak mirë nga minoriteti. E ndërsa rriti akoma më shumë tensionet mes dy vendeve, lista me 52 ekstremistët grekë që u shpallën të padëshiruar ende nuk është publikuar.
Emrat pritet të publikohen ditën e hënë nga pala greke. Dje Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi shpjegime nga pala shqiptare për shpalljen ‘non grata’ të 52 personave, ndërsa Bushati deklaroi se gjithçka ishte bazuar në ligj.