Zjarr në Gramsh, flakët kërcënojnë banesat

Një zjarr i cili ka përfshirë lagjen “Axhensi” të Gramshit, kërcënon banesat që ndodhen shumë pranë.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore të mbuluar me bar shkurre dhe pisha. Terreni është mjaft i thyer dhe ndërhyrja e zjarrfikësve po bëhet me mjete rrethanore me pompat e shpinës.

Sipas shefit të Repartit Zjarrfikës, Ilir Llapushi, pas më shumë se tre orë përpjekjesh, zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 16:45.

Po punohet për të fikur edhe disa vatra që janë ende aktive. Policia po punon për identifikimin e shkaqeve të këtij zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *