VIDEO/ Dalin pamjet e vendit ku u vra ish-kryekomunari në Selenicë

Sot është vrarë me armë gjahu, kryetari i Njësisë Administrative të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo.

Autori është identifikuar si Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe është prangosur nga Policia në banesën e tij. Autori e ka qëlluar me armë gjahu çifte.

Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.

Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, i zgjedhur i PD-së, është rreth 64 vjeç. Në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasdreke në fshatin Kot në Selenicë, dhe policia është nisur për në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *