Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, ndërsa i plagosur ka mbetur një person.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon në redaksinë e Faxweb.al qytetari që gjendet i shtrirë në rrugë është përplasur nga një mjet, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet ende identiteti i personit që ka mbetur i plagosur dhe as detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Kanë qenë qytetarët e pranishëm në rrugë ata që janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur.