VIDEO/ Aksident i rëndë te Pallati me Shigjeta, mjeti përplas këmbësorin dhe largohet me urgjencë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, ndërsa i plagosur ka mbetur një person.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon në redaksinë e Faxweb.al qytetari që gjendet i shtrirë në rrugë është përplasur nga një mjet, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka mbetur i plagosur dhe as detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Kanë qenë qytetarët e pranishëm në rrugë ata që janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *