Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.
Ai kishte ankimuar këtë vendim por, Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë.
Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe Gruevski do të shkojë në burg në momentin që atij i dorëzohet vendimi.
Shërbimet e Gjykatës kanë shkuar dy herë për t’i dorëzuar atij vendimin por ai nuk është gjendur në shtqpi.
Gruevski ka kohë për tu paraqitur në burg deri në orën 24:00.
Nëse ai nuk gjendet, shërbimet do të presin seancën e ditës së hënë ku Gruevski do të gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale.
Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.