“Të punosh me Guardiolën është më mirë se të bësh seks”

Dani Alvesh ka qenë një nga pikat e forta të Barcelonës së epokës Guardiola. Ai luajti për 8 sezone me katalanasit dhe arriti të arkivonte gjithçka përpara se të shkonte në Itali te Juventusi. Aktualisht futbollist i PSG-së, mbrojtësi i djathtë ka folur për “Sky Sport” për sa i përket trajnerëve, Murinjo, që nuk punoi asnjë ditë dhe Guardiola që i mësoi gjithçka.

“Murinjo është konkurrues, i pëlqen të fitojë. Mund të kisha shkuar te Çelsi përpara se të shkoja te Barcelona. Nuk shkova sepse ashtu zgjodhi klubi. Mendova se transferimi ishte bërë dhe isha i bindur se do të punoja me Murinjon. Fakti është se pas kësaj ne nuk patë kurrë marrëdhënie të mira. Megjithatë nuk ishte faji im për këtë”, shprehet Alvesh.

“Për sa i përket Guardiolës, mund të them se është trajneri më i mirë që kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Ai është gjeni dhe di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë atë çfarë duhet të bëjnë. Në disa raste kemi fituar shumë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij në letër. Kalimi im te Siti ishte i përfunduar por gjithçka u prish për një shkak familjar. Fola me Guardiolën dhe ai e dinte se sa shumë doja të punoja me të,” përfundon Dani Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *