Sekreti i vajit të mirë, ekspertët tregojnë si të dalloni falsifikimet

Këtë sezon prodhuesit e vajit të ullirit nuk do të kenë të njejtin vaj cilësorë si vite më parë. Kushtet e paqendrueshme klimatike si dhe prekja nga sëmundje të ndryshme të kësaj kulture, do të sjellin në treg vaj të cilësisë së dytë. Dhe pikërisht në prodhimin e këtij viti do të jetë e vështirë për të pasur vaj ekstra të virgjër.

“Në cilësinë e vajit, ndikon ulliri, i cili duhet të jetë i freskët, i sapo vjelë. Nëse kemi një frut të dëmtuar, vaji del i virgjër ose i virgjër i thjeshtë. Nëse frutin e kemi të pa dëmtuar nga sëmundje të ndryshme apo të pa vrarë, atëherë kemi vaj ekstra të virgjër”, thotë për Top Channel Silvana Subashi, kryetare e Shoqatës së Prodhuesve të vajit të ullirit.

Sipas saj, edhe procesi i shtrydhjes së vajit të ullirit, në disa fabrika kryhet në mënyrë të gabuar. Kjo gjë ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësi.

“Ndikon temperatura, uji i nxehtë që e prish cilësinë. Duhet të jenë temperatura nën 27 gradë. Dhe pastaj ndikon se si e ruajmë vajin e ullirit. Ruajtja është pjesë shumë e rëndësishme e vajit të ullirit. Maksimumi për 24 muaj;  është mirë ta përdorim për 12 muaj dhe të ruhet në enë qelqi, inoksi ose balte, thotë Subashi.

Shpesh konsumatorët gabojnë edhe në përzgjedhjen e vajit të ullirit.

“Konsumatorët janë mësuar gjithmonë me një vaj të ëmbël. Vaji i ullirit nuk mund të jetë i ëmbël. Duhet të jetë i hidhur, djegës dhe me aromë karakteristike të ullirit të freskët”, sqaron ajo.

Silvana Subashi u bën gjithashtu thirrje konsumatorëve tu drejtohen fabrikave për të siguruar vaj ulliri me cilësi të duhur për shëndetin e tyre familjar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *