Respektoni këmbësorët ose do ndëshkoheni

Plot 65 drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia rrugore e Tiranës pasi nuk i është dhënë përparësi këmbësorëve.

Policia Rrugore e Tiranës, thotë se “referuar ankesave organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset këmbësorëve por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht”.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe gjobitur :

• ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.

• ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje semafori.

• janë këshilluar shumë këmbësore në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa  administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *