Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i ka ridërguar Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme.
Kryeministri Edi Rama duket se është i vendosur për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për këtë shkak ai i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për ta dekretuar.
Rama thotë se bashkëngjitur me kërkesën për dekretim presidentit do t’i dërgohet edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Reagimi i Ramës:
Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.