Protesta te “Unaza e Re”, Pampuri: Të shemben banesat vetëm me një kusht

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ndodhet në krah të banorëve të zonës së “Astirit” të cilët prej mëngjesit të sotëm kanë bllokuar qarkullimin në të dyja anët e “Unazës së Re” në shenjë proteste.

Në një intervistë për “New 24”, Pampuri shprehet se e gjithë kjo situatë vjen si shkak i keqqeverisjes “Rama” dhe se banesat e tyre mund të shemben vetëm atëherë kur pushteti t’i dëmshpërblejë sipas vlerës së tregut.

“S’mundet dot një qeveri të heqë të drejtën e strehimit askujt, kjo është mënyra më e paprecedente për të udhëhequr qytetarët e një vendi.

Opozita është dhe do jetë në krah të qytetarëve, nëse këto shtëpi prishen, le të ndodhë vetëm me kushtin që të kompensohen me çmimet e tregut në bazë të pronës së ata kanë, në të kundërt do të jemi qëndrestarë pasi ne kemi prioritet qytetarët. Qëndresa jonë do jetë ligjore dhe morale deri në fund”, u shpreh Pampuri.

Ndërkohë, që bie në sy është se në këtë protestë nuk ka prezencë të forcave policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *