Janë përshkallëzuar protesta e banorëve të zonës së “Astirit” të cilët janë ngritur prej ditësh kundër projektit të “Unazës së Re”. Ky projekt parashikon shembjen e mbi 300 banesash dhe biznesesh nga “Pallati me Shigjeta deri te “Shqiponja”.
Në këto kushte, banorët kanë bllokuar mëngjesin e sotëm në shenjë proteste qarkullimin, si dhe nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë.
Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre, në të kundërt kërcënojnë se nuk do të lejojnë ndërtimi i këtij projekti.
Ndërkohë, të pranishme në këtë proteste nuk ka forca të shumta policore.