Protesta e banorëve në Astir, reagon Balla: Nuk mund të lemë disa ndërtesa të mbajnë peng kryeqytetin

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka komentuar nga Belshi qëndrimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për investimet për ndërtimin e Unazës së Re.

Balla tha projekti për ndërtimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj, pra në kohën kur Basha ka qenë MinistërTransporti dhe më pas edhe si Kryetar Bashkie

Balla u shpreh se nuk do të mbahet peng kryeqyteti për disa banesa. Ai shtoi se ndërtimet që do te shemben do të kompensohen sipas ligjit.

“Investimi në unazën e re është e vetmja mënyrë për të çliruar trafikun dhe qarkullimin në kryeqytet.

Projekti për ndertimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj, pra në kohën kur Basha ka qenë MinistërTransporti dhe më pas edhe si Kryetar Bashkie. Nuk mund të lemë disa ndërtesa të mbajnë peng të gjithë kryeqytetin. Ndërtimet që do te shemben do të kompensohen sipas ligjit. Edhe këtu ne Belsh na i desh të shembim disa godina për të nxjerrë në dritë liqenin dhe qytetin.”- u shpreh Balla.

Ndërkohë kujtojmë se ditën se sotme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët të zonës së Astirit ku u shpreh  ishte shokuar nga ajo që kishte dëgjuar nga banorët dhe se gjendja është shumë e rëndë dhe se protesta është e vetmja rrugë për të rezistuar ndaj këtij pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *