Po bëhej gati për nisje, policia ndalon avionin dhe e konfiskon

Një avion Ryanair është konfiskuar nga autoritetet franceze pak para se të ngrihej në ajër për të bërë fluturimin e radhës pas kompania i detyrohej shtetit një shumë të majme parashë.

Avioni me 149 persona në bord do të udhëtonte nga Bordoja për në Londër.

Autoriteti francez i aviacionit civil nuk tha se për sa para bëhej fjalë, por zyrtarët rajonalë të aeroportit thanë se shuma ishte 525,000 euro.

Autoriteti tha se aeroplani “do të mbetet i palëvizur deri sa të paguhet shuma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *