Pas refuzimit të Contes dhe Pochetinos, presidenti i Realit, Florentino Perez tashmë ka një tjetër objektiv.
Bëhet fjalë për trajnerin portugez Jose Mourinho i cili ende është i dashur nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Perez mendon se nuk ka më të mirë se Mourinho dhe në rast shkarkimi të tij nga Manchester Unitet presidenti i Realit do të hidhet në sulm për ta sjellë 55-vjeçarin në “Bernabeu”.
Mediat spanjolle raportojnë se Jose Mourinho ka një kërkesë për Florentino. “Special One” dëshiron që të marrë drejtimin e Realit duke sjellë Xabi Alonson në rolin e ndihmës trajnerit.
Momentalisht Reali udhëhiqet nga Santiago Solari i cili ka filluar për mrekulli aventurën e e tij tek Reali i Madridit.