Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Berisha i del në krah Metës: Presidenti nuk është kukull siç do ta shikojë Rama (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimin e Presidenti Ilir Meta për mos dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër të Brendshëm.

Duke folur për ABCnews, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, Presidenti është avokati i interesave të shtetit dhe i Kushtetutës.

“Ata që mendojnë se presidenti është një kukull ceremoniale e Republikës së Shqipërisë, ata nuk njohin kushtetutën. Kushtetuta e ka shpallur atë kryetar të shtetit. Presidenti është avokat i interesit të shtetit por dhe i kushtetutshmërisë së vendit”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për ABCnews.

Më poshtë keni intervistën e plotë të ish-kryeministrit Sali Berisha:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *