”Mirë Lleshi doli i pastër, po për Dakon çfarë mendoni?”, Knut Fleckenstein: Nuk jam gjyqtar!

Raportuesi i BE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat, ku ishte me ambasadorin Soreca, ka deklaruar se problemet në lidhje me reformën në drejtësi të zgjidhen sa më shpejtë, në mëyrë që vendi t’i japë fund problemeve që kanë të bëjnë kryesisht me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Fleckenstein u bë palë dhe në përplasjen mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së brendshme.

Sipas raportuesit në Gjermani ka informacione se Lleshi gëzon një reputacion mjaft të mirë dhe se plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Ministrisë, po Fleckenstein tha më tej se ndoshta Meta ka informacione që ai nuk i di. Në këtë kuadër gazetarët e pyetën raportuesin e BE-së dhe për rastin Dako, rast të cilin ai u mundua ta tejkalonte duke thënë se nuk ishte gjyqtar.

“Ju i dini gjërat edhe më mirë se unë se jeni këtu. Unë besoj që nesër do të shkoj nesër në shtëpinë time në Gjermani dhe unë nuk jam gjyqtar, duhet të lejohet që prokuroria të bëjë detyrën e saj. Në Gjermani për Lleshin ka informacione pozitive, u shpreh Fleckenstein.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *