Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit.
Dekretimi është bërë pak minuta më parë.
Ky ligj do të mbyllë të gjithë lojrat e fatit, ku goditjen kryesore e marrin mijëra të punësuar nëpër pika llotosh dhe do të jenë vetëm online, ku kompaninë e vetme e ka Olsi Rama.
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 10945
Tiranë, më 09.11.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META