Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare. Sezoni televiziv ka nisur por nuk është bërë ende e qartë e ardhmja e saj në televizionin “Klan”.
U mësua më herët se moderatorja do të sillte në skenë një projekt të ri në muajin shkurt të vitit 2019. Aty do të sfidonin njëri-tjetrin talente të fushave të ndryshme.
Burime për “Iconstyle.al” zbulojnë se ky emision është vënë në pikëpyetje nga drejtuesit e këtij televizioni. Kjo pasi bashkëshorti i moderatores, Getoar Selimi do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakort me kushtet e vendosura nga reperi. Për këtë arsye, është anuluar krejtësisht projekti i ri dhe Marina ka mbetur pa emision!
Emisioni i fundit i saj ishte “C’est la Vie”, ku personazhe të famshëm të botës së ekranit shqiptar sfidonin veten duke kënduar live.