Vritet kreu i njësisë administrative Kotë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë mesditën e kësaj të premte.

jë person është qëlluar me armë gjahu dhe ka humbur jetën.

viktima është Fatmir Hodo, kreu i Njësisë Administrative Kot, i zgjedhur në vitin 2015.

Hodo është qëlluar në qendër të fshatit dhe autori dyshohet të jetë banor i kësaj zone.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa drejt fshatit Kot janë nisur forca të shumta policie.

Autori eshte identifikuar dhe eshte ne ndjekje nga Policia, bene me dije burime zyrtare nga Policia. Ai eshte A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice.

“Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes ëhstë larguar menjeherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te policise lidhur me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *